Botapress, 12 Shtator – Për herë të parë u bë i njohur emri i saj, si zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës në kohën e ish-kryeministrit të ndjerë Bajram Rexhepi. Nuk u tha se është anëtare apo aktiviste e PDK-së por më vonë doli se ajo ka “stazh” në PDK madje ma shumë se sa disa zyrtarë të të lartë të PDK-së.
Madje ish-nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj në një rast tha se “Më shumë ka qenë Mimoza Kusari në Qeverinë e PDK’së se sa unë”.
Por, Mimoza nuk u kënaq me kaq.
Pas përfundimit të mandatit të Qeverisë së parë të pasluftës, Mimoza formoi Odën Amerikane në Kosovë, organizoi një koktej bukur të lezetshëm dhe nuk vonoim shumë dhe ….”Opa, Mimoza fluturoi te Pacolli!”
E këtu, ajo e kaloi jo muajin, por i kaloi vitet e mjaltit.
Si nënkryetare e AKR-së, ajo “vrante e kthejlte” te kjo parti dhe te Pacolli. {ka thoshte Mimoza e miratonte Pacolli.
Me Pacollin dhe me disa kolegë gazetarë, fluturoi deri në haremet e Gadafit.
Disa prej tyre, (gazetarëve) kanë rrëfyer për vallëzimin e harëshëm të Mimozës para Gadafit. Një video e shpërndarë në mediet online dhe në rrjetet sociale flet më shumë për “vlerat artistike” të vallëzimit të Mimoza Kusarit, para diktatorit Moamer Gadafi, i cili “dha shpirt” në një birucë të thellë të një gërmadhe qytetit të tij të lindjes në Sirte të Libisë.
Pasi e “mjeli dhe e shtrydhi” mirë e mirë AKR-në dhe Pacollin, pasi u bë ministre e Pacollit, falë milionave të Pacollit u bë edhe kryetare e Gjakovës dhe kur “kapërceu Drinin” i tha Pacollit: “Ta dh…fsha kalin!”
Vetë Behgjet Pacolli e ka quajtur tradhëtare.
Pasi u “shkurorëzua” nga AKR-ja, Mimoza u pavarësua dhe formoi Alternativën. Dhe me Alternativën nisi aranzhmanet dhe aventurat e reja politike.
“U martua” me LDK-në. Arsyet e kësaj lidhje të re i thotë vetë Mimoza në një intervistë në Telegrafi.
Me LDK-në hyri në Kuvend por as me LDK-në nuk i shkoi gjatë muhabeti. “U nda” prej LDK-së për [ështje parashë, fondesh qeveritare si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Dhe kur i “shtjerri” dhe kur “i mjeli” të gjitha këto parti politike, Mimoza u akomodua te Albini.
Më procese gjyqësore dhe e vetmuar si Alternativë e vetme, (u prish në ndërkohë edhe me bashkëthemeluesin e saj Ilir Dedën, Mimoza Kusari -Lila më në fund u akomodua të Albini në Vetëvendosje.
Me Vetëvendosjen Mimoza po garon për herë të dytë për kryetarë të Gjakovës.
A do ta fitojë Gjakovën me Vetëvendosjen?
Sa gjatë do të zgjasë “bashkëjetesa politike ” e Mimozës me Albinin dhe Vetëvendosjen varet nga rezultati i 17 Tetorit. Nëse fiton Mimoza, ajo e ka zanat me “sha kalin” e nëse humb, Albini e Vetëvendosja ia “tregojnë vendin” aty kah fundi i listës së ardhshme zgjedhore.