[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mimoza e Iliri shumë ‘cool’ para prezantimit të ‘Alternativës’(Foto)



Kryetarja e Komunës se Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda janë parë bashkë sot në Prishtinë. Lila bashkë me Dedën kanë paralajmëruar themelimin e partisë se re ‘Alternativa’.

Është paralajmëruar se ky subjekt do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Ndërsa, tani për tani, sipas Kusari Lilës ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të saj.

‘Alternativa’, tashmë ka filluar të shtrihet në disa qytete të Kosovës. Ndërsa, Deda ditë më parë ka thënë se ka ardhur koha qe ‘Alternativa’ të prezantohet edhe në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/