[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mimoza Ahmeti Ministre e Integrimit – pozitë që do ta ushtrojë 2-3 muaj



Partia Demokratike e ka emëruar ish-ambasadoren e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetin, në postin e Ministres së Integrimit, i mbetur bosh pas largimit të Bekim Çollakut në Presidencë. Por, gjasat që ajo ta mbajë këtë pozitë vetëm për pak muaj, janë të mëdha, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje gjatë muajit maj.

“Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Znj. Mimoza Ahmetaj në pozitën e Ministres së Integrimit Evropian.

Ahmetaj ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Më parë, Ahmetaj ishte Këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971.

Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar me Z. Ferid Koçani dhe kanë tre fëmijë”- thuhet në njoftim.