[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milazim Maraj: Kriminelet nën petkun e pelegrinëve (mision i ri serb)              



Shpëlarja e trurit si dukuri, është bërë shumë e përfolur që nga dalja e ISIS-it në skenë.

Në Siri para kamerave televizive një ushtarë i ISIS-it ekzekutoj nënën që po i lutej të mos shkonte në luftë nga së frikohej për jetën e tij. Por kjo dukuri në Serbi ka ekzistuar disa shekuj më herët.

Vetëm tru shpëlarët mund të vrasin prindërit e tyre, për të zbatuar urdhrin nga eprori i vet. Kështu për të krijuar bazën e rrejshme por që besohet në opinion, Serbia ka bërë shumë krime.  Këto krime i përdorte për të arsyetuar gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Disa nga këto raste në Komunën e Istogut po i përshkruaj  më poshtë.

Skenare të përgjakshme për realizimin e projekteve kundërshqiptare.                                                                                    

Vrasje e prindërve në emër të patriotizmit serb.                                                                                                              

Përdhosje e shenjtërisë së Kishës së Gorrioqit .                                                                                                                     

Dëmtim i pasurisë së vet për të akuzuar fqinjët shqiptar.                                                                                                         

Objektivi;  Skenarë për të arsyetuar gjenocidin kundër shqiptar në Kosovë dhe viset tjera të banuara më shqiptarë të planifikuar nga AASHS.         

1Akuzohen familja Metaj nga fshati Kërrninë  për vrasjen e plakës Sofijanka Arangjelloviq. Shërbimet policore, serbe, arrestuan dhe torturuan, mbajtën në paraburgim, burrat nga familja Metaj. Të arrestuar në këtë kohë ishin: Imer Hajriz Metaj,Bajram Kadri Metaj, Qerim Rexhep Metaj etj.

Këta burra u kërcënuan të nënshkruajnë deklarata jo reale së gjeja këta e kanë vrarë plakën Sofiajanka Arangjelloviq. Kjo tendencë për largimin e familjes Metaj dhe kolonizim të Kërrninës  ka vazhduar që nga viti 1918. Për realizimin e këtij plani u burgosën dhe u keqtrajtuan po thuaj i terë fshati Kërrninë.  Në këtë vit familja Metaj largohet më dhunë nga fshati Kërrninë  për disa vite jetojnë në Komunën e  Skenderaj.

Pas kthimit përsëri fabrikohet një krim tjetër për të i dënuar më burg burrat e familjes Metaj: Hajriz Metaj (40) vjet , Ukë Metaj (20) vjet dhe Muzli Metaj (20) vjet. Asnjeri prej tyre nuk ka jetuar më shumë së tre muaj pas përfundimit të burgut. Zbulohet vrasësi i plakës Sofijanka  Arangjelloviq.

Ky vrasës ishte djali i sajë Vojsllav Arangjelloviq (Vojo). Rastin e zbuloj policia e Kosovës; polici hetues shqiptar Haki Shala. Vojsllav Arangjelloviq u dënua dhe vuajti dënimin në Burgun e Dubravës.

Por për akuzën dhe mundimin e pa mëshirshëm që u bënë familjes Metaj nuk u përgjigj askush.

Shënjestra serbe mbeti edhe më tutje në familjen Metaj.

Në vitin 1992 vritet i riu Hajriz Ukë Metaj i lindur më 1954, anëtar i kryesisë, dhe kryetar i këshillit për informim të nëndegës  LDK në Rakosh.

Hajrizi u vra në rrugën Rakosh- Kërrninë, nga polici serb  Dushan Shapiq dhe patrulla të cilën e komandonte. Hajrizi atë ditë po kthehej  në shtëpi nga Rakoshi , ishte në mbledhje të LDK. Vritet pa parandalim. Askush nuk u përgjigj për këtë vrasje.

2•  Akuzohen shqiptari 93 vjeçar nga Dragolevci për dhunë seksuale ndaj një gruaje Millojka Gjuriq 78 vjeçare.

Për këtë krim të inskenuar akuzohet plaku shqiptar Xhemë Cakutaj 93 vjeçar, po nga ky fshat  Plaku arrestohet dhe i caktohet paraburgimi 60 ditë. Mediet serbe bënë top lajm. Pas 60ditesh, djali i Millojkes  Branko Gjuriq që ishte një njeri i mirë shkoj vet në gjykatë dhe deklaroj së nëna e tij po gënjente.

Ky denoncim, mori dhënë. Gjykata liroj të pa fajshëm plakun Xhemë Cakutaj, por Millojka nuk u dënua për mashtrim të organeve zyrtare. Branko kishte vizion normal për Kosovën dhe për shqiptarët.

Ai punonte në Zvicër , madje paguante obligimet për qeverinë e Kosovës 3%.

Kjo i kushtoj shtrenjtë. Gruaja e tij bashkë më djalin Milloshin u ndanë nga Branku.

Pastaj një natë kur era po frynte shumë, djali i Brankut, Millosh Gjuriq  vret babanë e vet Brankun në shtëpi e tij. I pret kokën, pastaj  del jashtë dhe hedh një bombë nga dritarja. Mjetet e informimit në Serbi kishin njoftuar për vrasjen e qytetarit serb në fshatin Dragolevc, Komuna Istog heqjen e kokës vrasje më mundim etj. Policia që në mëngjes fillon bisedat  e quajtura informative. Në biseda thirren fqinjët shqiptarë, Ferataj dhe Kajtazaj. Ata maltertohën pa mëshirshëm. Policia në Istog  zbulon vrasësin. Vrasësi  ishte strehuar në Beograd.  Millosh Gjuriq kthehet në Istog dhe  për vrasjen e babait,dënohet më 12 vite burg. Për vuajtje të denimit dërgohet në burgun e Dubravës  Komuna Istog.

Në vitin  1999 Serbia armatos kriminelin  Millosh Gjuriq për të realizuar Masakrën e Dubravës ku vriten e masakrohen 180 shqiptarë të dënuar kryesisht më procese politike. Lirohet pa përfunduar dënimin dhe merr pjesë në masakra tjera nëpër fshatra të komunës së Istogut.

Milloshi më herët kishte marr pjesë edhe në luftën e Bosnjës.

Akuzohen shqiptarët për tentim dhunimi të “popadinkës” motrës së nderit në Kishën e Gorrioçit, në Istog. Kjo është Kishë shqiptare  e okupuar nga serbet. Pra për të arritur përkrahjen e botës së qytetëruar dhe arsyetuar krimin e planifikuar kundër shqiptarëve njolloset nderi i motrës së nderit në Kishë. Njolloset nderi dhe shenjtëria e Kishës. Zbulohet së dhunimin e ka bërë Nedelko Zuviq- i njohur më nofkën( Kapitall). Rastin e zbulon polici i Kosovës Rexhep Balaj. Në deklaratën e vet dhunuesi Nedelko  Zuviq deklaron: Kam pas mardhënjë normale ë te. Kishte të pasme të mira dhe sa herë që kam shkuar të popi më është vardisur. Popi bekon më heshtjen e tij, veprën e ndyrë të popadinkës dhe të  dhunuesit  serb Nedelko Zuviq- Kapitall. Ky i fundit kishte marrdhënijë të mira më popin. Pas zbulimit të aktit të turpshëm Ndelko vazhdon edhe më tutje të punoj në Fabrikën e përpunimit të drurit”Radusha” në Istog.

4• Akuzohen shqiptaret së bëjnë presion për shpërngulje të serbeve nga fshati Prekallë.  Për javë të tëra

ishte top fotografi  dhe top lajm, gruaja serbe më fëmijë në dorë dhe pushkë në krah, që po deklaronte “së gjeja ruajnë tërë natën më pushkë në dorë, rrezikohen nga shqiptaret nacionalistë”. Këto familje ishin vendosur në tokën e Haxhi Tishukut. Haxhiun e kishin vrarë shumë më herët. Familja Tishuku kishte dokumentacionin valid për pronësin e tokës së vet në Prekallë. Pra nuk ishte presion i shqiptarëve ndaj serbëve  por e kundërta. Ishte presion i serbëve për të larguar shqiptarët nga toka e tyre.

5•  Arrestohet për tentim vrasje: Rrahët për të  pranuar gjeja përgatitje për vrasje të kolegut  Fazli Ferataj laborant në shtëpinë e shëndetit në Istog.

Ai ishte mbajtur në SPB në Pejë për 8 ditë. Ishte rrahur pa mëshirshëm. Kishte humbur shumë gjak, por jo edhe durimin. Nuk kishte nënshkruar deklaratën e përgatitur nga inspektoret e SPB së gjeja ka planifikuar ta pres në fyt drejtorin e dhunshëm të spitalit në Istog, Marinko Trivkoviq.

Lirohet, për të u lajmëruar  përsëri,  por shpërngulet jashtë vendit. Kthehet  në Istog  pas lufte.

6. Akuzohen shqiptarët së kanë dhunuar një kameriere në fshatin Osojan. Në këtë fshat nuk kishte fare shqiptar. Kafeneja private  pronë e Vojo Ostoiqit me përkatësi  malazias.  Ai natën kritike kishte mbyllur kafenenë. Kurse kamerierja kishte mbetur brenda. Ajo gjithmonë kishte banuar në këtë lokal. Por në këtë  natë  ishte ngritur për të kryer “veprën e saj patriotike serbe”. Kishte thyer xhamat e lokalit dhe kishte dal duke thirr ndihmë më dhunuan, më dhunuan shqiptaret. Policia në Istog më vonë zbuluan së xhamat ishin thyer nga brenda.  Kamerierja kishte gënjyer. Ajo në Polici  pranon se ka gënjyer por nuk dënohet për mashtrim të organit zyrtar. Lajmi tani e kishte bërë efektin që i duhej politikës serbe.

7. Akuzohen shqiptaret në fshatin Kashicë, për dëmtim të pasurisë e serbit Lubo  Ivanoviq , prerje të fidanëve. Ishin  prerë te gjitha fidanët në një sipërfaqe pre 50 ari. Mediet serbe tani vlonin duke nxjerr një gjendje tepër të rëndë. Arrestohen Sadri Xhemë Brahimaj dhe Selim Xhemë Brahimaj. Maltertohet i terë fshati Kashicë. U merren sëpatet  34 familjeve Ibrahimaj dhe u dërgohen në ekspertizë në Shkup. Mbahen mbledhje të pa ndërprera për dënim të rastit për

Ekspertiza tregon së fidanët ishin prerë më sëpatën e Lubo Ivanoviqit,  pronar i pasurisë së dëmtuar. Konstatohet së në dijeni të këtij akti kishin qenë edhe vëllezërit Drashko Ivanoviq mësues në Vitomiricë dhe Dragan Ivanoviq zytar në agjensionin turistik ” Kosova Turist”në Pejë . Rastin e kishin marr në dorë Komandanti i policisë në  Qerim Demaj dhe kryeshefi i policisë Ramë Ademaj.  Lubo Ivanoviq pranon krimin.

Raste të tilla ka, anë e këndë Kosovës. Nga këta njerëz tani vizitojnë Kosovën si pelegrin. Festojnë në vendin e krimit. Të tillët njihen nga fqinjët e tyre shqiptarë. Ata i kujtojnë vitet e renda dhe torturat e pa mëshirshme dhe të pa ndërprera,kujtojnë familjarët e tyre të vrarë dhe masakruar nga vet këta apo kriminelet e ftuar nga këta “pelegrin”. nga fqinjët që kishin ardhur dikur si kolonizues e tani tentonin ti largonin nikoqiret nga tokat dhe shtëpitë e tyre. Kjo dukuri në biologji përshkruhet si parazitizëm shtazarak që krahasohet më zogun e kukuvajkës. Andaj reagimi i familjarëve shqiptarë të torturuar, vrarë dhe masakruar është i natyrshëm. Prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur, procedurat e nevojshme për kriminel, aq më pak për bashkë kryes të krimit. Kështu Qeveria e Kosovës ka marr obligimin për të i mbrojtur pelegrinët.  Pa ditur së këta pelegrin janë të inkriminuar. Për këtë defekt familjet e masakruara tani torturohen nga përqeshja e kriminelëve dhe bashkë kryesve të krimit  dhe nga Policia e Kosovës që kanë urdhër zyrtar për të i mbrojtur kriminelet të ardhur më ” misionin e tyre të ri” tani si ”Pelegrin”.

Do të duhej që sa më shpejt të mblidhen rastet kriminale serbe në të gjitha komunat e Kosovës.

Të fillohet proceduara juridike ndaj tyre. Të fillohet më dënimin e kriminelëve. Nuk kemi drejt të trajtojmë qytetaret e ndershëm dhe të vuajtur për të u siguruar festë të qetë në vendin e krimit kriminelëve të maskuar si pelegrin.