Më datën 18. Mars në Ohër do të zhvillohet dialogu i radhës në mes Kosovës dhe Serbisë.
Palët janë një ish viktimë që e përfaqëson shtetin viktimë të viktimizuar nga Serbia. Pala tjetër është Një kriminel që përfaqëson shtetin kriminel të konfirmuar si të tillë që së paku dy shekuj.
Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti ishte i burgosur nga Serbia për shkak të pjesëmarrjes në protesta kundër dhunës dhe krimeve serbe, ndaj shqiptarëve në Republikën e Kosovës nga shteti kriminel serb i udhëhequr nga krimineli Millosheviq dhe qeveria e tij kriminale.
Për protesta të qeta nuk burgosej kush në Botën e civilizuar.
Përfaqëson shtetin e viktimizuar, mbi të cilin janë kryer mbi 400 masakra, Janë vrarë mbi 12.000 shqiptarë të pafajshëm. Është plaçkitur dhe djegur e tërë Kosova, Janë dhunuar 20.000 femra shqiptare.
Në këtë qeveri kriminale, ministër i informatave ishte Presidenti kriminel Aleksander Vuçiq që sot flet për paqe duke organizuar krime. Ky njeri atëherë nga posti i ministrit kërkonte të vriteshin 100 jo serb për një kriminel serb, që vritej rastësisht gjatë ekzekutimit të Ppullatës së pafajshme civile, pasive, të cilët mbroheshin më çka kinin mundësi. Ky kriminel mbanë pengë që nga pas lufta serbet e Kosovës. Këta serb, janë tani më që sa vite robër të listës serbe. Në rast të mosbindjes së kësaj liste kriminale pason ndëshkimi duke filluar kërcënimet, dëmtimi i pasurisë, dhe asgjësimi vrasja. Fshatrat serb në veri të Mitrovicës, janë të mbushur më kriminel serb, të ikur nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Kosova, janë nën komandën e Vuçiqit dhe kriminelëve mercenar të Wagnerit. Perëndimi provoj që 24 vite pa ndërprerë që Serbinë ta vejë në binarët demokratike të Evropës por dështojë. Do ta provojë edhe këtë herë.??? Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për të pas paqe në Evropë. Një nga shumë kompromise ishte pranimi në polici i “Rojave të Urës” që ishin të inkriminuar si gjatë luftës në Kosovë, ashtu për dëbimin e shqiptarëve nga tokat dhe shtëpitë e tyre nga veriu i Mitrovicës. Më këtë rast në prani të KFORI-t francez u vranë 10 dhe u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat e tyre mbi 12.000 shqiptarë.
Policët kriminel serb nuk u penduan për krimet që i kishin bërë, por vazhduan më krime tjera për të penguar funksionimin normal të shtetit demokratik të Republikës së Kosovës. Tani u armatosën që të vazhdojnë me krime tjera në përkrahje të Rusisë dhe të organizatës Kiminale Wagner. Ata nuk hezituan të vrasin edhe serb, vranë Oliver Ivanoviqin një kriminel që po gjykohej për krime lufte në Kosovë, por që rruga e krimit i kishte ndarë nga Vuçiqi. Serbet të cilët duan të jetojnë në Kosovën e lirë, të lirë dhe në paqe, pasi që këtë mundësi ua ofron shteti i Kosovës, ndëshkohen nga bandat e Vuçiqit. Kështu 34 vetura më regjistrime të Kosovës u dogjën nga këto banda. Kriminelet që akuzohen për vrasje në Kosovë Vuçiq i gradon dhe i dekoron dhe i mbanë pranë vetës. Ky president kriminel bashkë me kriminelin tjetër serb Daçiq mbajnë të fshehura varrezat masive më trupa të pa jetë të shqiptarëve të vrarë nga shteti i tyre.
Kërcënojnë ata që tregojnë këto varreza. Ky kriminel derisa kërkon autonomi për serbet në Kosovë për mes të cilës do të i mbaj peng qytetaret e Kosovës më kombësi serbe kërkesën për reciprocitet të kësaj autonomie në Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e quan marrëzi. Ja pra një president i marrë e quan marrëzi të drejtën e njëjtë që e kërkon për një numër shumë më të vogël serb në Kosovë dhe refuzon të njëjtën për 130.000 shqiptarë në këto komuna të mbetura padrejtësisht në Serbi. Madje e quan marrëzi.
Marrëzi është të përkrahën kriminelet jo të lihen të lirë dhe në paqe viktimat. Tani ka filluar edhe më likuidimin e kriminelëve që i mbante pranë veti. Si mund të shpjegohet kjo dukuri? Kjo nuk është heqje dorë nga krimet , nga se qëndrimi i tij kriminel nuk ka ndërruar. Kjo mund të jetë mbulim i gjurmëve të krimeve të bëra deri tani. Nëse kjo është kështu nuk e presin ditë më të mira Radojçiqin dhe bandën e tij. Javën e kaluar u vra në mes të ditës Ranko Radosheviq, më herët Zhelko Skokoviq, Oliver Ivanoviq etj. Krimi kthehet në origjinë. Evropa nuk do të jetë e qetë më shtetin kriminel në qendër. Shteti kriminel nuk pushon me krime duke e lutur dhe duke e stimuluar, duke investuar. Investimet dhe përkrahja e Serbisë është përkrahje e krimit të vazhdueshëm deri në shpërthim të një lufte të re, kur e sheh të favorshme Rusia.