[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milazim Maraj: Dëshmoret e Shkollës Shqipe pa status të Dëshmorit?                                                                        



Me rastin e 25 vjetorit të rënies.      Statusi i Dëshmorit është mirënjohje për sakrificën kapitale . Mirënjohja është fryt i qytetarisë së lartë. Nuk ë gjeni të njerëzit e pa qytetëruar.(Samuel Xhonson).                                  

                                                                                                            

A mund të konstatojmë së ky është niveli i qytetarisë në institucionet tona?!.

Hezitimi apo neglizhenca?, si do që të jetë, është  pa kuptim!

Shkolla shqipe u pengua shumë nga okupatoret. Nga pushteti serb në të gjitha etapat e kohës. Nuk ka mbetur mjet apo metodë që nuk është përdorur për të mos lejuar shkollën shqipe. Përveç shantazheve në shkollë përdorej edhe propaganda së po i dërguam fëmijët në shkolla do të bëheshin të pa fe,vajzat do të bëheshin të pa moralshme etj. Kjo situatë fillon në kohën e Turqisë dhe vazhdon në shtetin SKS e deri në vitin 1999. Shkollat shqipe shiheshin si burime të rrezikshme për okupatoret. Për këto shkolla u detyruan edhe hoxhallarët të bëjnë propagandën e tyre kundër shkollimit të shqiptarëve.

Vajzat shqiptare që shkonin në shkollë komprometoheshin, stigmatizoheshin dhe dënoheshin pa ligj; përtë vetmin qellim që të mos shkolloheshin në gjuhën dhe kulturën e tyre plot vlera. Kështu deri në luftëne dytë botërore shqiptaret në Kosovë dhe jashtë territorit të Shqipërisë, nuk kishin shkolla legale nëgjuhën e tyre.

Shkollimi  në gjuhën serbe ishte diskriminues. Nxënësit shtypeshin nga mësuesit  serb që mos shkollohen. Duke parë këtë gjendje prindërit ishin të detyruar që të paguanin shtrenjtë nxjerrjen e fëmijëve të vet nga shkolla e detyrueshme. Ishte hapur fjala (më mirë i pa shkolluar fare së i tranuar (çmendur) nga mësuesi i keq serb). Në luftën e dytë botërore shkollat shqipe u lejuan nga një okupator tjetër por që ishte shumë më fisnik së okupatori serb. Kjo reformë u prit mirë nga shqiptaret.

Por menjëherë pas përfundimit të luftës dhe fitores së komunizmit  u kthye kontrolli i rreptë mbi shkolla. Pati shumë tendenca që shkolla shqipe të mbyllet përsëri. U mbyllën shkollat në Sanxhak, Tutinë, Rozhajë,Baran,  etj. Këto  që mbetën të hapura u mbrojt më shumë sakrifica. Burgoseshin e vriteshin mësuesit shqiptarë dhe përkrahësit e shkollës shqipe. Propaganda e zezë ishte institucionale. Vriteshin, nxënësit e mirë, merreshin në pyetje dhe stigmatizoheshin vajzat edhe ashtu të pakta në shkollë. Familjet më traditë patriotike nuk u dorëzuan. Familjen Salihaj në Shushicë e kishin masakruar për shkak së kishin hapur shkollën në Kullën e tyre. Familja Gashi në Uçë kishte kuptuar sherrin serb. Ata kishin dërguar vazhdimisht bijtë e tyre në shkollë. Shkolla ishte Mederesja e Shkupit e cila bashkë më normalen e Elbasanit dhe të Shkodrës u bënë themel i arsimit shqip në të gjitha trevat shqiptare. Kundër shkollës shqipe presionet vazhduan të pa ndërprera deri në luftën e fundit të Kosovës që u zhvillua kundër okupatorit serb. Ndjekja e mësimdhënësve, përjashtimi nga puna, vrasja e tyre, burgosja ishin bërë gjera

të zakonshme. Nëpër këtë furtunë, tmerri i të cilës nuk përshkruhet, u zhvillua mësimi shqip. Në vitin 1991 Serbia vendosi që shqiptarëve të ua ndërroj tekstet. Për korrigjimin e teksteve nga “nacionalizmi” u zgjodhën nga shqiptarët, njerëz të lig, frikac  dhe lojal. Më themelimin e LDK shqiptarët po thuaj së e morën në dorë fatin e tyre. Patrioti  prof Sami Peja në takimin e intelektualëve në sallën e fakultetit Filozofik tha: “Deri sa problemin e gjuhës shqipe nuk e kemi sjell në Tiranë nuk kemi pasur gjuhë të unisuar” Tani problemin kombëtar të shqiptarëve  jashtë kufijve të Shqipërisë po e sjellim  në Prishtinë jam shumë i lumtur; do ta zgjedhim”. Më vonë u formuan,  institucionet tona që funksiononin në kushte

të asaj kohe. LASH  në kushte aktuale të kohës, kryente punën e MASHT. LASH në konsultim më kryetarin dhe kryesinë e Kosovës vendosi të mos i pranojë planet dhe programet serbe. Të gjithë mësimdhënësit u  hoqën nga listat e pagave. Pastaj meqenëse kjo masë kaq rigoroze dhe e pa mëshirëshëme nuk dha rezultatet që Serbia i priste. Shteti serb, largoj nxënësit shqiptarë nga shkollat të cilat prindërit e tyre i kishin ndërtuar. Për të pas më lehtë, largimin e nxënësve nga shkollat përdori  helmimin e nxënësve.
Përkundër helmimeve shqiptarët nuk i lëshuan objektet e veta. Atëherë largimi nga objektet u bë më polici. Përkundër dhunës shqiptarët anë e këndë Kosovës ofruan shtëpitë e tyre për shkolla. Kështu ndodhi edhe në Komunën e Istogut. Në mbledhjen e LDK dega në Istog më 18.01.1992 u vendos që të filloj mësimi në shtëpitë shkolla si pas rekomandimeve të LASH. Por edhe të mbrohet pragu i shtëpisë.

Kështu më 20.01.1992 në terë territorin e Komunës mësimi filloj në shtëpitë shkolla. Thirrja e drejtorëve të shkollave në biseda informative nga milicia serbe ishte e pa ndërprerë. Drejtoret rriheshin pa mëshirshëm, gati nuk ka drejtor i shkollës që nga stacioni i milicisë serbe të këtë dalë i pa rrahur. Arrestoheshin dhe rriheshin mësimdhënësit.  Pastaj filluan të pësojnë edhe kryefamiljarët që i kishin lëshuar shtëpitë e tyre për shkollë. Dëshmoret e shkollës shqipe kishin parë që milicia kishte sulmuar nxënësit që po dilnin nga shtëpitë shkolla të këtyre dëshmorëve. Ata kishin vendosur të u dalin fëmijëve në mbrojtje. Nuk ishin të armatosur më armë sikur policia.

Porshumë të armatosur më ndjenjën humane dhe  kombëtare shqiptare.

Ishin të armatosur më motivin prindëror, andaj u vranë vet për të shpëtuar nxënësit..

Nxënësit e sulmuar nuk ishin fëmijët  e tyre biologjik por ata i mbrojtën si të tyre. Më duar thatë!.                                                                                                         Këta dëshmorë mbrojtën nderin tonë kombëtarë.

Mbrojtën  alfabetin e gjuhës shqipe duke e larë për të satën herë më gjak.

Pra këta ishin pasardhësit e Dhaskal Todrit.

Dëshmoret e shkollës shqipe mbrojtën arsimin shqip në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.

Mbrojtën shtëpinë dhe truallin  shqiptarë.

Rënia e tyre para botës nxori portretin origjinal shqiptarë; njerëz të paqes, kulturës dhe arsimit.   Na preezantuan dëshmorët e shkollës shqipe, më veprën e tyre kapitale për të mbrojtur vlerat tona kombëtare.

Ranë dëshmorë për të respektuar vendimet e institucionit të shtetit të vet, duke kundërshtuar okupatorin dhe duke pranuar çmimin më të lartë për këtë kundërshtim.

Rënia e këtyre Dëshmorëve prezantoj në botë krimet shekullore serbe mbi shqiptarë, ngritjen dhe arsimin e tyre. Prezantoj pushtetin origjinal të Serbisë .

Lajmi për rënien e dëshmorëve të Shkollës shqipe në Uçë, trokiti zëshëm në ndërgjegjeje të Evropës, SHBA dhe  botës.

Projektori i monitorimit ndërkombëtarë te gjendjes në Kosovë u kthye pikërisht pas rënies së dëshmorëve të shkollës  shqipe.

Më 15.04.1992 (LASH) (lexo), Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës Shkollën Fillore në Uçë e Emërojë më emrin “Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe”

Këta Dëshmor as pas 17 viteve nuk e morën statusin e dëshmorëve.

Këta mbetën dëshmorë moral të Kosovës dhe tërë shqiptarisë.

Ky formalitet nuk u iniciua nga Komuna e Istogut. Nuk u iniciua as nga MASHT apo nga SBASHK. Vetëm një herë është iniciuar nga DKA në Istog por nuk ka dhënë rezultatet e pritura.
Njohja e Statusit të dëshmorit është një mirënjohje, që nderon shkollën shqipe, Komunën, MASHT-in dhe të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. Motivon nxënësin dhe tërë popullin për sakrificë në ndërtim, ruajtje, mbrojtje të institucionit dhe Atdheut. Do të përshkruaj shumë shkurt këtë kujtim shumë të hidhur, të tmerrshëm.

Dita 31.01.1992 më kujtohet , madje sikur të kishte ndodhur këtë vit. Për këtë krim më lajmërojë Enver Rexhaj nga Cerca. E kishte dërguar kushëriri i tij Qerim Rexhaj që ishte kryetar i këshillit për informim të LDK dega në Istog. Shkuam më Sylë  Maksutaj anëtar i kryesisë së Degës së LDK në Istog. Më vështirësi depërtuam në Uçë pasi fshatrat Rakosh dhe Uçë ishin të rrethuara nga milicia serbe. Në kodër të Rakoshit ishte postblloku i milicisë. Rrugët e fshatit ishin mbushur më njerëz. Autoblinda e milicisë ishte bllokuar nga turma. Në shkurret e murrizit në vendin ku tani janë përmendoret kishte copa nga trupi i dëshmorëve dhe pellgje më gjak. Ngushëlluam familjen, ata mbaheshin të fortë. Na ngushëllonin neve. Ky heroizëm dhe qëndrimi burrëror ka zënë vend në shpirtin  shqiptar mendoja unë. Qëndruam terë ditën në komunikim më njerëzit që më të drejt ishin të shqetësuar. Për mes aktivisteve mbanim lidhje më degën e LDK në Istog. Kurse Dega e LDK në Istog mbanin lidhje më Prishtinën. Për çdo orë dërgonim informata. Në orët e mbrëmjes erdhën disa gazetar dhe përfaqësues nga KMDLNJ bashkë më Dr. Prof Zekria Canën. Sot, po kujtojmë dëshmorët e  shpallur në vitin 1992 dhe pa status të dëshmorit në vitin Si të quajmë, hezitim apo neglizhencë të institucioneve tona, gjithsesi pa kuptim. Gjendje që i venë para përgjegjësie si SBASHK-un, Komunën e  ,Istogut ,MASHT-in dhe Qeverinë e Republikës së  Kosovës. Si do të vlerësojnë,  nxënësit e kësaj shkolle mirënjohjen e institucioneve tona për Dëshmoret e shkollës shqipe?. A do të jenë këta nxënës mirënjohës? Sa do të ndikojë kjo mosmirënjohje në edukimin patriotik të brezave të rinj?. Mosmirënjohja e fëmijës është e rëndë.

Mbreti Lir i Shekspirit thërriste ” Një fëmijë mosmirënjohës ther më fort së dhembi i gjarprit”!!!!!!.

Andaj në këtë përvjetor të sakrificës së madhe;

Uroj mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë të edukojnë dhe arsimojnë fëmijë patriot dhe mirënjohës.

Urojmë, këta fëmijë që edukohen në shtetin e tyre  të lirë, por jo mjaft mirënjohës, të korrigjojnë gabimet tona.

Urojmë , veprim të drejt të institucioneve relevante për statusin e dëshmorëve të shkollës shqipe dhe të gjitha vlerave  tona Kombëtare.                 Lavdi dëshmorëve të shkollës shqipe.

Lavdi familjeve të dëshmorëve.                                                                                                                                                                                                                                                          I paharrueshëm  qoftë kujtimi për dëshmoret e shkollës shqipe.

30..01. 2017. Pejë