Përsëri shpërthime në Mitrovicë. Komandanti i shërbimeve inteligjente të Serbisë apo emëruar me saktë shërbimeve sekrete serbe vazhdojnë aktivitetin e tyre terrorist në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Në Mitrovicë krimet janë të pa ndërprera. Viçiq krekosët në Bruksel dhe SHBA. “Jam unë Kryetar i Serbisë dhe deri sa të jam unë do të jetë kështu”. Kosovën e kanë synimin të përbashkët me Rusinë dhe për këtë hartojnë shumë strategji që të gjitha me një qellim, Ri okupimin e Kosovës.
Personin e vlerësuar Non-Grata nga SHBA Viçiq e mbanë në krye të këtij institucioni. Aleksander Vulin është përsëri në krye të këtij institucioni famëkeq dhe të rrezikshëm për paqen ne Gadishullin Ilirik. Bosi i shumë rrjeteve kriminale serbe dhe ndërkombëtare. Serbia si me parë, sillet si e lazdruara e Rusisë; në këtë hapësirë të trazuar gjithmonë nga Serbia. Bombat hidhen në lagjen e boshnjakëve. Në këtë lagje jetojnë qytetarë me nacionalitete të ndryshme. Por bomba u hodhën edhe në fshatrat tjera ku serbe nuk ishin puthadorë të Viçiqit, u dogjën 15 makina të regjistruara ,me targa të Kosovës, u dëmtuan pasuri tëatyre që nuk ishin të dëgjueshëm ndaj këtyre grupeve kriminele. U krcënuan policët e ri që u punësuan si polic të Kosovës etj. Qëllimi është që Kosova të vlerësohet shtet jo i qetë dhe që nuk mund të krijoj paqe në territorin e vet. Adresimi jo veprave kriminale serbe në Kosovë është i pa studiuar, pa takt politik dhe pa koordinim të mirë në instanca ndërkombëtare në veçanti në SHBA. Sjellja e institucioneve të Kosovës në raport më SHBA dhe BE si të ishte superfuqi e ka dëmtuar mjaftë pozitën politike të Kosovës. Kosova dhe niveli i saj intelektual duhet të ulën dhe të hartojnë strategji adekuate për situatën dhe për të ardhmen e vendit. Deklarimi i misionarit nga SHBA z. Gabriell Eskobar, se një shtet më 1.5 milion banor nuk mund të u dikton shteteve që përfaqësojnë 700 milion banor flet shumë. Këtë konstatim të z. Eskobar e vërteton edhe përkrahja e të gjitha shteteve në BE që u bënë dy misionarëve të vet Borell dhe Lajçak. Ky qëndrim të rikujton deklarimin e Presidentit të SHBA BILL Clinton pas lufte në Kosovë se: SHBA dhe NATO, në Kosovë kanë intervenua për shkaqe humanitare, për të shpëtuar shqiptaret. Kjo pra nuk është që neve SHBA na do vetëm sepse jemi populli me anti rus dhe më pro amerikan, apo që jemi fuqi ekonomike dhe ushtarake në këtë Gadishull.
Por mos të harrojmë; porosia e Presidentit Clinton ishte: “luftën e fituam bashkë, kurse paqen duhet ta bëni ju”!.
Duke përkujtuar të gjitha ato që ndodhën në Kosovë pas lufte kemi mundësi të gjejmë gabimet tona duke rënë pre e qoftë për përfitime të vogla qoftë me pavetëdije si shërbëtor i shërbimeve të huaja.
Protestat e vitit 2004 bëri atë që shqiptari nuk e kishte bërë kurrë në historinë e vet. Njollosën rëndë portretin shqiptarit në përgjithësi dhe të Kosovës veçanti.
Pas asaj drame të turpshme u kuptua se paskëshin qenë të mashtruar, madje së këto protesta i kanë organizuar shërbimet serbe me një skenar të përgatitur ku u vranë tetë shqiptarë bashkë me imazhin shqiptarë në Botë.
Ky skenar i organizuar mirë nga 700, spiunet që Millosheviqi lavdërohej që i ka në Kosovë, funksionoj në dëmin tonë.
Dalja e tru-shpëlarëve për të u lutë (falë)në trotuare të rrugëve sikur nuk kishin ku të lutën tregoj aktivitetin e tjetër antishqiptarë në Kosovë, nga kjo “fituan” 1000 xhami që predikojnë islamizëm dhe anti shqiptarizëm të tërbuar. Në këto xhami predikohet se gjuha shqipe është haram, është gjuhë e lanetit dhe kaurit, se flamuri shqiptarë është i pa vlerë dhe nuk na dërgon në xhenet, para këtyre spiunëve qëndrojnë më kokën ulur robërit e tyre të vet robëruar, më kokën e ngulur në tokë të bindur kundër vetvetes.
Ne kishat serbe popet bekojnë krimin kundër shqiptarëve. Nxisin luftë dhe këndojnë këngë që nxisin luftë fatkeqësi dhe vrasje të shqiptarëve duke i nxitë serbet armiqësisht kundër duke penguar integrimin e tyre në shoqërinë civile. Rusia përkrah Serbinë me të gjitha mjetet duke filluar nga kishat, programet shkollore, politika dhe ushtria.