Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj ndërtimit të godinës së re të Universitetit në Mitrovicë, që po e ndërton Serbia.
Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim.Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është e habitshme, ndërsa shton se shpresa e vetme ka mbetur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Postimi i plotë:
Sa pashë deri tash në medie, ende asnjë qëndrim nga qeveria lidhur me ndërtimin e godinës së re të Universitetit ilegal në Mitrovicën e Veriut, nga shteti serb. E habitshme po duket edhe heshtja e shumicës së medieve! Nëse nuk është lajm ndërhyrja kaq brutale e një shteti armiqësor në një shtet tjetër, nuk di çka është lajmi! Shpresa e vetme na ka mbetur Agim Bahtiri. Shakaja anash, ama qeveria Kurti 2 don me dalë qeveria më e dobët përballë presioneve të Serbisë. (Dje gjenerali serb, Dikoviq, deklaroi se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Asnjë fjalë nuk e tha askush për atë kërcënim.) Mjerim./Botapress/