[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka: Unë i kam dosjet e UDB-së nga arkiva e Sllovenisë, prandaj flas pa pardon për ta (Video)



Botapress, 15 Shkurt

Zeka në emisionin “Republika” në TribunaChannel ka thënë se asnjë nga këto akuza që i janë bërë nuk janë të vërteta, por ka pohuar se ka qasje në arkivat e UDB-së.
Këtë qasje ai ka thënë se e ka falë nënshtetësisë evropiane që e ka dhe nga qasja në këto arkiva ka mësuar gjëra që mund ta trondisin këdo në Kosovë.
“Ekziston arkiva më e saktë, arkiva më e sigurt, arkiva më faktike e UDB-së në Lubjanë, që unë duke shfrytëzu mundësinë e të qenurit nënshtetas evropian, me pasaport evropiane, e kam kriju qasjen në arkivat e UDB-së në Lubjanë dhe në Kroaci”, ka thënë Zeka në “Republika”.
“Sonte, ora 20.45, në emisionin Republika, tek Tribuna Chanel, flas për herë të parë për akuzat e drejtuara kundër meje, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe i fundit, Ramiz Lladrovci.
Flas, dhe e publikoi dokumentin origjinal, me të cilin e ka manipuluar Ramiz Lladrovcin, një manipulant injorant nga Drenica, një hajn biznismen, i cili nuk ka as ftyrë, as burrni, as nder, e as besë të njeriut. Do vjen dita kur do të flas edhe për të…
Do të flasë për konfliktet e mia me Salustron, Gjykatën Speciale, e plotë detaje të tjera. Do të flasë sepse kjo Gjykatë nuk është armike, po bazament i shtetit të Kosoves. Nëse Gjykata do ta gjykonte jo individin, por UÇK-në, atëherë do të dënohej edhe Adem Jashari, edhe të gjithë ne me të.
Do të flas për manipulimet e AKI-së me opinionin, po edhe marrjen në pyetje të ish punëtorëve të UDB-ës nga SHIK-u, si dhe futjen në Kosovë të ish pjesëtarit të UDB-ës, Lutfi Ajazit, nga njerëzit kryesor të SHIK-ut”.