[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka me reagim interesant për arrestimin e Haradinajt



Botapress, 5 Janar

Rreth arrestimit të Haradinajt ka reaguar edhe gazetari Milaim Zeka.

Ja postimi i tij:

Arrestimi i Ramush Haradinajt ne France, e para eshte fyerje per kete vend, pasiqe Kosova eshte e pranuar nga kjo qeveri.

E dyta, eshte thjeshte, tallje me shtetin e Kosoves, pasiqe ne, me te vertete, kemi ba shtet vetem per tallje.

Dy deklaratat e javes se kaluar, ku njera thoshte se Gjykata Speciale eshte rezultat i deshtimit te politikes se Thaçit, e tjetra thoshte, jo, kjo eshte bere per shkak te vrasjes se deshmitareve, nuk jane asgje tjeter perpos axhamillek politik, po edhe inati ballkanik.

Gjykata Speciale eshte bere si rezultat i deshtimit te shtetformimit, ku nje pjese kryesore te fajit, perpos vendoreve, e kane, edhe UNMIK u dhe Eulexi.

Ne kete anarki shtetrore, nuk ju ka mbete tjeter pune atyre qe e kane sjelle Kosoven buze vdekjes, perpos qe te luajne me kartate se: ky eshte spijun i ketije. Tani, fryma me e re: filani eshte deshmitar i Gjykates Speciale.

Krejte kete propogande po e bejne ata qe vertete kane deponuar deshmi kunder bashkepunetoreve te tyre.

Nje diçka eshte shume e sigurte: Nderkombetaret nuk jane Udba serbe, per me ba dosje e deshmi fallce. Çdo njeri qe ka deponuar diçka, shume shpejte ka per te dale ne siperfaqe.
Eshte per keqeardhje kjo loja e guxhave qe po e bene Serbia me neve.
Eshte per keqeardhje maltretimi qe pi i behet Ramush Haradinajt, qe ne fakt, po tallen me shtetin e Kosoves!!!.