[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Ramiz Lladrovcin (Video)



Botapress, 15 Dhjetor

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci e pati akuzuar me gjuhë të ashpër gazetarin Milaim Zeka, duke e quajtur atë si spiunë të UDB-së, dhe gazetaruc.

E ky i fundit megjithatë, ka thënë se nuk ka hatër mbetje me Lladrovcin pasi që sipas tij ai ka folur me fjalë të shefave të tij, dhe jo me fjalë të veta.

Zeka në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se konfliktin nuk e ka me Lladrovcin, por me shefat e tij, Kadri Veselin dhe Hashim Thaqin.

Ndërsa ka shtuar se vëllaun  e Ramizit, Fehmi Lladrovcin ai e ka idoll, dhe se e njeh si një person të përkushtuar dhe shumë të vendosur në parimet e tija.