[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka i ka dy fjalë edhe për Baton Haxhiun, këshilltarin e E.Ramës, H.Thaçit, K.Veselit e A.Gjinit!



Milaim Zekes i ka mbete merak qe nuk i eshte bere edhe nje pyetje per 11 thikat e Dino Hasanajt. Zeka ishte mbreme mysafir ne emisionin Republika me Dardan Gashin dhe foli per here te pare per dosjet e UDB-se ne te cilat ai ka qasje.

Por Zekes i ka mbet “hatri” pse nuk ka folur per interferimet e Baton Haxhiut ne rastin Dino Hasanaj dhe ne afera te tjera

Ja postimi i Milaim Zekes ne Facebook

 

Kam dashte me ba do pyetje per 11 thikat e Dino Hasanajt?!

E kam percjelle me shume interes dokumentarin e punuar nga Leonard Kerqyky, per Zonen Express, ku tema ishte “i vetvrari me 11 thika”!

Kete teme, nuk po du me perfole. Vetem deshta nja dy fjale me i thane per “babain e gazetarise shqipetare”,Baton Haxhiun, keshilltarin e Edi Rames, Hashim Thacit, Kadri Veselit, besa edhe i Ardian Gjinit te AAK se, e shume te tjerevem, qysh bre ky njeri paska qene kaq i zoti. Emri i tije na del te afera e Spitalit Maqedon, del si akcionar, i perzime ne aferen e stendave, po nuk di a e pat apo jo, del me sms i perzime edhe te rasti i Dinos.

Qe ka shtepi tek fshati Amerikan, kete e kam ditur, po qe ashte kaq i zoti, edhe ne pune te tjera, besoni nuk e kam ditur.

Ndoshta keta lideret politik e mbajne afer, qe helbete, me i kap ndonje sulm ne zemer, e kane Batonin afer, edhe i keshillon edhe per stenda, edhe per gjithecka…

Harrova me tregu edhe nje mashtrim qe i beri Batoni publikut, me emisionin e porositur me Imer Ymerin, ku skenari dhe regjia ishin bere ne restoran Pellumbi, ku tha se gjoja ishin direkt. Emisioni ishte bere 24 ore para transmetimit. Veq seriozisht, shume mu ka dhimte Batoni ate nate. Kurr ma keq nuk kam pa njeri. Besoni as ata qe forcat serbe i qitshin perpara pushkatimit. Ata vriteshin, po shkonin me ftyre.

Nuk ka ma rande se sa me te vra dikush moralisht!!!