[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka: AKI-ja ka përgatitur njerëz për të më ekzekutuar (Video)



Milaim Zeka deklaroi se sipas dy burimeve ka kuptuar se AKI është përgatitur, ka ndërmarrë veprime për vrasjen e tij. Ai tha po ashtu se AKI-ja ka gjurmuar dëshmitarët potencial për Gjykatën speciale. “AKI-ja ka ndërmarrë masa për vrasjen time, ka përgatit njerëz dhe ka gjurmuar dëshmitarët e speciales”, tha Zeka në Tribuna Chanel.
Ai tha se Bashkim Smaka ish shef i AKI-së është larguan nga aty pasi në një proces Vetingu të filluar, nuk i ka lëshuar të marrin pozita ata që se kalonin ‘vetingun’.
Ai tha se shkak i zhdukjes së dosjeve në Dhomën e dëshimve në Polici dhe djegies së dokumentacionit në KFOR, kanë qenë pikërisht zhdukja e fakteve, por nuk ia kanë arritur sepse dosjet ekzistojnë.

Konfrontimi im është me Lladrovcin, Thaçin dhe Veselin

Gazetari Milaim Zeka në emisionin ”Republika” të Dardan Gashit ka thënë se konfrontimi i tij është me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Sipas Zekës, ajo që Ramiz Lladrovci e ka quajtur si agjent të trefishtë, nuk është fjalë e tij, por e porositur nga eprorët e tij.
Ndërsa Zeka ka treguar se ka qasje në dokumenta dhe arkiva të UDB-së.
”Ekziston arkiva më e saktë, më e sigurtë në Lubljanë dhe unë duke e shfryetëzu nënshtetësinë eurorpiane e kam kriju qasjen në arkiva në Ljublanë dhe Kroaci”, ka thënë Zeka.