Në edicionin e shtatë të Europa Film Festival i cili ka përfunduar me datë 31 mars 2023 ne Barcelonë, aktori i rolit kryesor të filmit ‘Heroi i Shkretëtirës’ Mikel Markaj ka fituar Çmimin e Aktorit më të mirë /Best Actor/ . Është çmimi i dyte për Mikel Markajn, pas çmimit si aktori me i mire në Golden Earth Film Festival – Dallas, kurse çmimi i 14 për filmin e shkurtër ‘Heroi i Shkretëtirës’ (Hero of the Desert) me skenar dhe regji te Lorena Sopit. Javën e fundit te këtij muaji ‘Heroi i Shkretëtirës’ ka fituar edhe dy çmime kryesore, si filmi me i mirë i shkurtër /Best Short Film/ ne Miami Film Critic Award ne SHBA dhe Filmi më i mirë independent / Best Indie Short/ në Liverpool Film Festival, i cili është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
‘Heroi i Shkretëtirës’ gjate muajit prill dhe muajve ne vazhdim, do te shfaqet edhe në më shumë se 10 festivale ndërkombëtare.
Filmi 25 minutash është prodhuar nga AS Film dhe Film Fest Kosova, me mbështetjen e Departamentit për Kulture te MKRS-se dhe Komunës së Prishtinës. Ne rolet kryesore shfaqen Vjosa Tasholli, Mikel Markaj, Dibran Tahiri, Jehona Gashi, e te tjerë. Skenograf është Uran Duli, Gafer Elbasan Sherifi, kostumografe Alma Krasniqi, dizajner zëri Ilir Xheladini, ndihmës regjisori Sovran Nrecaj dhe Hana Bucaliu, Drejtor fotografie është Lorenc Pelushaj dhe skenariste e regjisore Lorena Sopi.