[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mihajloviç masakron Ajetin: Naiv, futbollistët duhet t’i dinë disa gjëra



Trajneri i Torinos, Sinisha Mihajloviç, nuk ka kursyer thumbimet për Arlind Ajetin, i cili ishte protagonisti negativ i ndeshjes së sotme kundër Empolit kur një pasim i gabuar i tij u kthye në gol nga sulmuesi kundërshtar.

“Nuk u zemërova me të, djaloshit i vjen keq për atë që ndodhi. Por i thashë se kur sheh një fushë në kushte të tilla, të cilat na penalizuan, ose e pason topin më fort, ose e ngre lart. Por këtë, futbollistët duhet ta dinë”, ishte thumbimi i Mihajloviç rreth temës në fjalë duke aluduar se Ajeti nuk ishte ende i përgatitur për situata të tilla.

I pyetur më pas se si kishte qenë në përgjithësi paraqitja e mbrojtësit shqiptar, trajneri serb nuk ngurroi ta cilësonte naivitet atë që kishte bërë mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.

“Ai bëri atë që duhej të bënte, nuk ishte e lehtë për të. Të vjen keq për atë naivitet, por mendoj se u paraqit mirë”, tha Mihajloviç.