Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, ka fituar grant gati 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, e cila drejtohen nga Faton Peci.
Ai ka përmendur rastet e korrupsionit që janë duke u zhvilluar në lidhje me subvencionet në bujqësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se nëse në Kosova ka prokuroria të pavarur shumë shpejt duhet të kemi rasti e ri “Subvencioni Peci”.
“Aktualisht neper gjykata jane duke u gjykuar disa raste te korrupsionit qe emertohen Subvencioni 1, Subvencioni 2, Subvencioni 3, 4 etj. Sikur të kishim prokurori speciale te pvarur dhe te drejte, shpejte do te duhej te kishim rastin e ri Subvencioni Peci. Prokuroria Speciale nuk ka nevoje me ba shqiponjen me tregu se jane patriota. Krejte çka duhet eshte vetem me zbatu ligjin, nese jo per diçka tjeter por e kane obligim per nanat e Krushes se madhe. Duhet te ndalet kjo çmenduri e trajtimit te parase publike si shpagim i militanteve dhe njerezve te pushtetit pse bertasin Vetvendosje”, ka shkruar Miftaraj.