“Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njëjtit”, shkruan Miftaraj
Reagimi i tij i plotë:
Amerika një gabim e ka ba mbramë. Përveq kërkesës për me shty zbatimin e vendimit për një muaj ka qenë mirë me kërku nga qeveria e Kosovës që deri me 1 shtator me marr masa per me fillu proceduren e rritjes se pagave per police, si dhe fillimin e procedurave per sigurim shendetesor dhe sigurim jetesor.
Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njejtit.
Ne po e dojme policine tone vetem me fjale! Ne jemi krenar me policine tone vetem kur nisen per veri.