[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Meteorologët paralajmërojnë dimër polar në vendet e Ballkanit



Gjykuar sipas paralajmërimeve të meteorologëve, vendet e rajonit në ditët e ardhshme do të përballën me valë të të ftohtit polar, i cili në disa pjesë do t’i ulë temperaturat deri në minus 20 gradë celsius.

Në Kroaci, priten erëra të fuqishme dhe stuhi bore, ku dukshëm do ta rrisin ndjenjën e të ftohtit, transmeton lajmi.net.

Ky valë e të ftohtit do të ndikojë që të ngrihen hapësirat ujore, është thënë nga Institutit kroat i Hidrometeorologjisë (DHMZ).

Temperatura të ngjashme pritet të mbretërojnë edhe në Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi.

Në Kosovë, po ashtu kjo valë e të ftohtit do të sjellë temperatura deri në minus 20 gradë, kurse priten edhe reshje të shumta të borës.