Meteori kaloi mbi stadiumin “Olimpico” të Romës duke i shtangur të gjithë (VIDEO)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e Romës dhe Atalantës. Kryeqytetasit fituan 1-0 falë një goli të sulmuesit Tommy Abraham. Megjithatë, nuk ishte rezultati ai që mori vëmendjen e mediave.

Një meteor kaloi mbi stadiumin “Olimpico”, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët e regjistruan këtë moment pasi ngjarje të tilla janë shumë të rralla. Videoja e këtij momenti u përhap me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.

Në fushë për Romën ishte Marash Kumbulla, që u aktivizua për 90 minuta të plota, ndërsa Berat Gjimshiti për Atalantën hyri në minutën e 81-të

Ngjarja e pazakontë ndodhi mes Italisë Veriore dhe Qendrore. Por fenomeni është vënë re në rajone të ndryshme të Italisë.Meteori u pa në zona si Lombardia, Emilia-Romagna, Toscana, Lazio e Umbria.

Gjurma e dritës u shkaktua nga kalimi i një meteori në një distancë relativisht të afërt me planetin tonë, e ndaj objekti i zjarrtë ndezi qiejt për disa sekonda.Më pas meteori u shpërbë plotësisht kur ra në kontakt me atmosferën. Ata që e panë u mahnitën nga ky lëmsh vezullues.

Meteorët kanë përmasa të ndryshme. Një i tillë bëhet i ndritshëm kur kalon nëpër pjesën më të dendur të atmosferës. Toka goditet çdo vit nga qindra meteorë./Botapress.info/

ngjashme