[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Meta thotë se PDK’ja s’mund ta bëjë Kosovën si Erdogani Turqinë



“Lëre që s’ka arsye për shkuarje në zgjedhje, por ka shumë arsye për të vazhduar ky mandat”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta.
Ai ka vlerësuar se reforma zgjedhore duhet të përfundohet – madje në këtë qeverisje.

 

 

“Vendi nuk është hajgare dhe qeverisja nuk është hajgare dhe të vazhdojmë ato projekte që i kemi pasur”, ka thënë ai në KTV.

“Për mua është qenësore edhe reforma zgjedhore, as s’është diskutuar qe tri vjet”, është shprehur Meta.

Deputeti i LDK’së thotë se partneri i koalicionit në qeverisje po pretendon që të ketë te gjitha pozitat lidere në shtet.

E, kjo, sipas tij, nuk ka mundësi të ndodhë.

“Në Kosovë president të PDK–së, kryeministër të PDK-së, kryetar Parlamenti i PDK-së nuk mundet me pas. Ai film jo. Bëhet si Turqia me Erdoganin, një njeri i ka të gjitha, ai film është pak i vështirë”, është shprehur Meta.

Meta ka hedhur poshtë sondazhet e PDK-së. Ai ka thënë se LDK qëndron shumë më mirë se ata.

“LDK është larg më mirë se PDK, është më mirë, ne i kemi 9 komunat më të rëndësishme të Kosovës, LDK asnjë aferë me asnjë kryetar komune nuk e ka”, ka thënë Meta.