[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Messi në Inter? Zbulohet gjithçka (Foto)



Lionel Messi, ylli i Barcelonës, nuk do të transferohet në Inter

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio u ka dhënë fund spekulimeve rreth transferimit të Lionel Messi nga Barcelona.

Gjatë ditës është shkruar se Interi do ta transferoj argjentinasin gjatë verës.  Por, Ausilio ka shuar shpresat e tifozëve Nerazzurrë.

“Messi? Mjaft më me mashtrime për tifozët. Është e vërtetë se pronarët janë solid dhe kanë mundësi të mira por duhet të kemi kujdes në parametrat e caktuara nga UEFA”, theksoi Ausilio. /Express/