Mesazhi i papritur i Zelenskyt, gati të flasë me Putin: Do pranojmë…

Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura të enjten në qytetin turk të Antalias, nuk sollën ndonjë përparim të madh, por Igor Zhovkva thotë se Kievi që në fillim nuk ishte shumë optimist për rezultatin.

LEXO EDHE KETE

“Po vij për shpirtrat tuaj”, rikthehet “fantazma” e Kievit, mesazh rusëve

“Ishte gjë shumë e mirë që ata takuan, por për fat të keq mund të themi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk është ai që merr vendimin përfundimtar. Vendimi përfundimtar për të ndaluar luftën, për të bërë një armëpushim, për të tërhequr trupat merret vetëm nga një person”, u shpreh ai, duke iu referuar Putinit.

Zhovkva sakaq, pohoi se Zelensky ështe gati për një zgjidhje diplomatike, por ai nuk është kontaktuar personalisht nga presidenti rus apo ndihmësit e tij.

“Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve. Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk po respektohen”, tha zyrtari i lartë ukrainas.

Por çfarë lëshimesh është i gatshëm të bëjë Kievi? Zhovkva pohoi se Ukraina është e hapur ndaj neutralitetit “Nëse blloku i NATO-s nuk është gati për momentin që ta pranojë në radhët e tij”. Megjithatë, shtoi ai, “kemi nevojë për garanci shumë të forta sigurie në mënyrë që këto luftëra të tmerrshme, që ky agresion i tmerrshëm, të mos përsëritet më në të ardhmen”./Botapress.info/

ngjashme