Ndaj prokurorës së rastit të gruas 48 vjeçare e cila u vra nga burri i saj, janë marrë masa disiplinore.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë
Kërkesa për shqyrtimin e gjithë lëndës, kishte ardhur nga kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi./Botapress.info
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin publik se pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt.