Një i ri mori hua shokut të tij një makinë Lamborghini me vlerë 1 milionë dollarë për të bërë shëtitje. Djaloshi hipi në makinën tip “Murcialago LP670-4 SuperVeloce” dhe shkoi për të darkuar në një restorant me dy shokë në Bangkok të Tajlandës.
Duket se ai nuk ia kishte shumë idenë se si mund të drejtohej në makinë e tillë dhe duke shkelur gazin deri në fund, fluturoi.
Si pasojë e kësaj, humbi kontrollin e automjetit dhe pasi goditi një motor, u përplas me një palmë. Pasagjerët pësuan dëmtime të lehta ndërsa mjeti luksoz pësoi dëme të konsiderueshme materiale.
