Sonte, rreth orës 18:25, është përfshirë nga flakët trafoja e rrymës në lagjen Taukbahçe në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe KEDS.
Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar nga ky incident.
“Në ora 18:25 kemi marrë informatën se në lagjen Taukbashqe në Prishtinë ,ka marr flakë një trafo e rrymës. Në lokacion kanë dalë, njësitet e policisë, Zjarrfikësit dhe janë njoftuar ekipet e KEDS-it. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thanë nga Policia.