[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mero Baze: Ka “racizëm” mes shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë



Gazetari Mero Baze ka folur për raportet mes shqiptarëve ndër vite dhe ndarjet historike mes tyre.
“Kur flasim për raportet mes shqiptarëve duhet të kemi parasysh historinë dhe gjeografinë. Këto kanë prodhuar mos komunikmin e mirë. Historia na ka ndarë 100 vitet e fundit dhe gjeografia kufizoi dy shoqëri shqiptare me kufi politik, ideologjike e shtetërorë,”, thotë z. Baze.
Gazetari Mero Baze ndalet te një racizëm që ka ekzistuar para viteve ’94 mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre në Kosovë.
“Racizmi mes shqiptarëve në Kosovë dhe atyre në Shqipëria ka dy arsye mos komunikim dhe kanë jetuar gjëra të ndryshme në periudha të njëjta duke çuar në diferenca mes tyre. Duke qenë shoqëri primitive agresivitetin e nxjerrim tek ata që shohim më të dobët”, shprehet Baze.
Gazetari Mero Baze jep dhe arsyet e këtij “racizmi”.

“Ka pasur një ndjenë bezdie ndaj frymës kosovare dhe shkaku ka qenë politika. Mendoj që Sali Berisha dhe identifikimi në Kosovë me LDK-në e Rugovës krijuan bezdi. Kjo rrymë ka ekzistuar deri në vitet ’94”- tregon gazetari Mero Baze për “Ku Gabuam”.

Ai vazhdon rrëfimin duke u ndaluar te historia dhe fillon më periudhën pas shpalljes së pavarësisë.

“Qeveria e parë e vitit ’21 ka ndjeshmëri për Kosovën. Shqipëria nuk e quante të humbur Kosovën dhe donin të fitonin Kosovën nëpërmjet kryengritjeve. Kjo ka zgjatur deri në 1923 kur erdhi në pushtet Ahmet Zogu. Zogu ka bashkëpunuar me Jugosllavët dhe mbronin kufirin nga Azem Galica. Për këtë të fundit ka pasur dënim me vdekje nga qeveria shqiptare” – thotë Baze.
Ai tregon se mbreti Zog ka përdorur Kosovën për pushtet.
“Zogu ka përdorur Kosovën për pushtet dhe ka qenë i pari që e ka përdorur për këtë arsye”, shprehet gazetari.
Gazetari hedh akuza mbi politikën shqiptare të periudhës komuniste, të cilat kanë vepruar sikur Kosova nuk ekzistonte.
“Shqipëria e vitit ‘45 s’ka hapur gojën për asgjë, për Kosovën dhe masakra e Tivarit është e rëndë, por jo se mund të ketë pasur dorë Shqipëria. Ramiz Alia më ka thënë kur e kam pyetur se nuk e dinin që do i pushkatonin forcat, por vetëm se po i largonin nga Kosova. Fakti që qeveria shqiptare nuk foli fare për këtë është shumë e rëndë dhe kjo tregon varësinë që kishte Shqipëria nga Tito”, shtoi Baze.