[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mero Baze: Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohejn nga Izraeli



 

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë se do të shqyrtojë çeshtjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovë në Jerusalem. Komentet e zotit Kurti pasuan një letër të presidentit Erdogan dërguar ati me rastin e fitores në zgjedhje, ku kjo kërkesë ishte në plan të parë.
Në fakt nuk ka ndodjë debat apo ndonjë mundësi zgjedhje për Kosovën, lidhur me Jerusalemin. Kosova ka në dorë vetëm të pranojë njohjen nga Izraeli, ose të mos e pranojë. Të tjerat janë lojra fjalësh.
Marrëveshje e Uashingtonit është një zotim i shtetit të Izraelit për të njohur Kosovën me seli në Jerusalem.
Kosova si shtet i ri, që njihet nga Izraeli. nuk ka luksin e shteteve që kanë njohur më herët në mënyrë reciproke Izraelin, për të zgjedhur mes Tel Avivit dhe Jerusalemit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Izraeli nuk mund të zhbëjë marrëdhëniet me shtetet të cilat e kanë selinë ne Tel Aviv, pasi aty ua ka caktuar vetë selinë e Ambasadës kur e kanë njohur njëri-tjetrin,
Shtetet që duan të lëvizin selinë në Jerusalem, janë shtete që tregojnë një afërsi më të madhe me kauzën e shtetit izraelit. SHBA e bëri një gjest të tillë me Trump-in edhe pse vendimi u pasua me kritika të forta. Por ai nuk do të ndryshojë më.

 
Kosova nuk e ka këtë luks zgjedhje. Kosova është një shtet i ri, që Izraeli e njeh në kushtet e veta, ku ka të përcaktuar si kryeqytet diplomatik Jerusalemin, Kosova mund ta pranojë, ose jo këtë njohje. Kaq ka në dorë.
Albin Kurti e di mirë këtë. Kjo është një njohje e dhuruar nga SHBA dhe duke e pranuar atë, ke pranuar edhe luajalitetin e fortë me politikën e SHBA.
Duke kundërshtuar atë për interesa të Turqisë, ke kthyer Kosovën në një krahinë autonome të ish-Perandorisë Osmane.
Njohaj nga Izraeli është ndoshta njohja më e rëndësishme pas njohjeve të javës së parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo njohje ndëpreu procesin poshtërues të tërheqjes së njohjeve nën ndikimin e Serbisë, apo refuzimin e njohjeve të reja, që kishte disa vite që ishin në vend numëro. SHBA e siguroi këtë njohje në një tavolinë me Serbinë duke e poshtëruar atë dyfish.
Prandaj përdorimi i fjalive që rrisini pritshmëri edhe për Turqinë edhe për SHBA nuk funksionon. Ai mund të gënjejë ndonjë militant trushpërlarë të Vetëvendosjes por jo SHBA dhe Izraelin.

 
Albin Kurti ka në dorë të refuzojë njohjen nga Izraeli os eta pranojë ashtu siç është bërë dhe të shkojë në ceremoninë e inaugurimit, ashtu siç e njoftoi kryeministri Natanjahu. Nuk i ka dhënë njeri mandat, as ta shqyrtojë as t’i diktojë kushte Izraelit.
thjesht duhet ta provojë nëse Kosova ështrë në linjën historike të bashkërendimit diplomatik me SHBA apo do fillojë erë e re kundër saj.
Albini ka detyrim të sqarojë këtë gjë. Për vazhdimin e sqarojnë shqiptarët pastaj edhe pse është poshtërsi t’i çosh në një referendum pro apo kundër SHBA, vendit që i çliroi.