[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Merkel paralajmëron Trumpin



Botapresss, 6 Shkurt

Nëse SHBA’ja do të vë në zbatim masa të tilla proteksioniste, si tarifat mbi importet, atëherë Gjermania do të duhet të vendosë se si do të reagojë.

Kështu ju përgjigj kancelarja Angela Merkel paralajmërimit të presidentit Donald Trump për të taksuar me 35 për qind automjetet gjermane të importuara në tregun amerikan.

Këshilltari i lartë për tregtinë i kreut të Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar Gjermaninë se ka përdorur një monedhë tepër të zhvlerësuar për të fituar avantazh ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë partnerëve europianë.

“Duhet të shohim se çfarë do të bëjë administrata amerikane dhe më pas të vendosim se si të reagojmë. E kam thënë shpesh se i mbështes marrëveshjet shumëpalëshe tregtare. Besoj se bota arriti të kapërcejë krizën financiare e bankare pasi reaguam të bashkuar”.

Merkel theksoi se SHBA’ja ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i kompanive gjermane dhe se Berlini është i përkushtuar të ruajë lidhje të forta me Uashingtonin.