Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 dhe mbyllja e kufijve me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit, ka bërë që shumë mërgimtarë të mos mund të vijnë në vendlindje, si çdo verë.
Një gjë e tillë ka bërë që shumë mërgimtarë t’i marrë malli për Kosovën. Mallin për vendlinjen s’ka mundur ta fsheh dot as një kosovar që jeton në Zvicër e i cili është pritur në Merdare nga gazetarët dhe është pyetur nëse e ka marrë malli për Kosovën.
Me sytë plot lotë, ai ka thënë se e ka marrë malli ta pi vetëm një ‘machiato’ të Kosovës. “Sa tdush, për krejt”, ka thënë mërgimtari mes lotësh, duke mos mundur ta vazhdojë intervistën./Botapress/