[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mërgimtari nga Zvicra, me 4 ordinanca dentare në 4 qytete kosovare



“Swissdental”, garanton kualitetin zviceran në kushtet e Kosovës. 52 punëtorë që punojnë në ordinancat “Swissdental” të Enis Kamenicës, në Kosovë, janë në çdo kohë në dispozicion të pacientëve nga diaspora

Në Kosovë ndodh shpesh të vijnë mërgimtarët vetëm për t’i rregulluar dhëmbët, mirëpo askush nuk e di numrin e vizitorëve që kanë ardhur për këtë qëllim.

Turizmi shëndetësor është aktual, para dhe pas sezonit, ngase në Zvicër çmimet për shërbimet dentare janë shumë më të shtrenjta, diku në përpjesëtimin 10 me 1.

Këtë trend e ka konstatuar edhe specialisti, teknik i dhëmbëve i kthyer nga Zvicra në Kosovë, Enis Kamenica, i cili tashmë ka hapur 4 ordinanca në 4 qytete kosovare.

Pas hapjes së ordinancës së dytë private stomatologjike “Swiss Dental” në Ferizaj, e cila ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me dhëmbët, duke filluar nga mbushja e dhëmballëve e deri te ndërhyrjet e rënda kirurgjike, Enisi të njëjtën ordinancë me të njëjtin emër e ka hapur edhe në Gjilan, ndërsa së shpejti kjo do të bëhet realitet edhe në Prishtinë dhe në Prizren.

“Fluksi i pacientëve që vijnë nga jashtë shkon nga 30 deri 40 për qind. Gjatë pushimeve, numri i tyre dominon në krahasim me atë të pacientëve vendorë. Çmimet janë të njëjta si për pacientët vendës dhe po ashtu për ata që vijnë nga diaspora. Megjithatë, pacientët lokalë i kanë disa përparësi sa u përket formave të pagesave. Shërbimet mjekësore stomatologjike mund të paguhen edhe në 12 këste nëpërmjet bankave vendore pa asnjë interes.

Mërgimtarët i rregullojnë dhëmbët në Kosovë për shkak të çmimeve që janë dhjetë herë më të lira, për punën me cilësi të krahasueshme.

“Nga ana teknike materiali është i njëjtë si në Zvicër, por atje është 10 herë më i shtrenjtë”, tha Enisi.

52 punëtorë nëpër ordinancat e Enisit në çdo kohë janë në dispozicion të pacientëve nga diaspora.

Ekipit të Enisit do t`i shtohen edhe 12 punëtorë me hapjen e një ordinance të njëjtë në Prishtinë. E njëjta ordinancë pritet të hapet edhe në Prizren.

15055638_603770156481508_6744205137932767967_n

Ku gjenden ordinancat Swiss Dental”?

Dy ordinancat gjenden në Ferizaj, një në Gjilan, një në Prishtinë dhe së shpejti një do të hapet në Prizren

 Çfarë trajtimesh dentare ofroni për pacientët?

“Swiss Dental” ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me dhëmbët, duke filluar nga nxjerrja, mbushja e dhëmballëve e deri te ndërhyrjet e rënda kirurgjike.

Çfarë kërkesash keni nga Diaspora lidhur me trajtimin e dhëmbëve?

Kryesisht bëhet fjalë për shërim të dhëmbëve, ura dhe implantologji. Një implant në Zvicër kushton 4 deri 5 mijë franga, ndërsa në Kosovë kushton 650 euro. Po flas një implant të mirë se përndryshe këtu mund të gjeni edhe për 400 euro.

 Çfarë dallojnë ordinancat tuaja nga një ordinancë standarde private në Kosovë?

Ne përmes punës dhe shërbimeve të përsosura që bëjmë, ofrojmë një siguri maksimale për pacientët. Stomatologu dhe tekniku i dhëmbëve vendosin për madhësinë dhe dukjen e dhëmbit aty për aty derisa pacienti është ulur në karrige. Pacienti ka mundësinë që në konsultim me stomatologun dhe teknikun, të zgjedhë dukjen e dhëmbëve të tij sipas madhësisë dhe ngjyrës që dëshiron e jo dhëmbët të maten nga stomatologu dhe pastaj tekniku të vendos vet për dukjen e tyre.

Po ashtu pacientët tek ne marrin çdoherë garancionin për punën që bëjmë dhe secili pacient merr edhe një faturë dhe kupon fiskal.

Cilat janë çmimet e shërbimeve dentale në ordinancat tuaja në Kosovë?

Standardet e shërbimeve do të vazhdojnë të jenë si në Zvicër ndërsa çmimet si në Kosovë.

Ku e shihni ju dallimin në trajtimin e shëndetit të dhëmbëve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës?

Në Zvicër gjendja shëndetit të dhëmbëve është shumë e mirë. Ndërsa kohët  fundit po vërehen përmirësime të dukshme të gjendjes shëndetësore të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbit, sidomos te të rinjtë. Është ngritur dukshëm vetëdija për rolin e gjendjes shëndetësore të dhëmbëve. Dhëmbët janë bërë faktor i rëndësishëm edhe kur duhet gjetur një punë të mirë në profesion. Si shembull: punëtorët që kërkojnë punë në Irak dhe Afganistan duhet t’i kenë të gjithë dhëmbët në gjendje të rregullt. Ka raste edhe në Kosovë ku për një vend pune kërkohet dukje e mirë e dhëmbëve.

Një mesazh për pacientët që vijnë nga Zvicra në Kosovë?

U preferoj njerëzve tanë që vijnë në Kosovë të caktojnë një termin dhe të mos dëgjojnë të tjerët se ky stomatolog kështu ose ai tjetri ashtu… Ka raste që pacientët të trajtohen diku tjetër dhe për shkak të komplikimeve dhe problemeve që kanë hasur, të vijnë pas një kohe të shkurtër në ordinancën tonë dhe të caktojnë termin. Stomatologët tanë janë të gjithë të diplomuar, me përvojë dhe marrin pjesë rregullisht nëpër seminare jashtë vendit Zvicër, Gjermani etj.

Duke folur për idenë në lidhje me hapjen e ordinancave stomatologjike në Kosovë, Enisi ka treguar për albinfo.ch se ky ishte plani i tij, për të cilin ishte frymëzuar nga vetë mërgimtarët.

I shpërngulur me familjen e tij në Zvicër kur ishte vetëm 15 vjeç, Enisi shkollimin e ka kryer në kantonet frëngjishtfolëse të shtetit helvetik, në Lozanë dhe Gjenevë.

Lidhja e Enisit me Zvicrën nuk është shkëputur dhe ai është në konsulta të përhershme me specialistë zviceranë. Ai mendon që së shpejti të realizojë projektin e ri në Zvicër me hapjen e një klinike të re dhe me mjekë shqiptaro-zviceranë ku mërgimtarët tanë do ta kenë më të lehtë të gjejnë shërbime dentare. (albinfo.ch

 siwiss dental

 

Deri në 40% të pacientëve janë nga diaspora

 “Fluksi i pacientëve që vijnë nga jashtë shkon nga 30 deri 40 për qind. Gjatë pushimeve, numri i tyre dominon në krahasim me atë të pacientëve vendorë. Çmimet janë të njëjta si për pacientët vendës dhe po ashtu për ata që vijnë nga diaspora.