Një i ri nga Krusha ka zgjedhur të fejohet ditën e zgjedhjeve. Kushtrim Sadiku i cili ka dalur edhe të votojë tha se ka vendosur të fejohet pikërisht në këtë ditë, shkruan Gazeta Botapress.info
Ai tha se do donte që edhe në Kosovë të shkonte procesi i votimit si në Zvicër, kurse tregoi se zgjedhjen e kësaj date për fejesë e ka bërë qëllimisht. ”Është dicka e vecant me u feju edhe për zgjedhje lidhet edhe fejesa. Po e kam zgjedhur këtë datë për me u feju pasi është dita e vecantë. Kisha pas dëshirë që zgjedhjet këtu me shku si në Zvicër”, tha Kushtrimi.
Edhe familjarët e tij thanë se janë të kënaqur me vendimin e tij, e sidomos pasi e fejuara e tij vjen nga Kosova./Botapress.info/