[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mërgimtari, afaristi i sukseshëm Sami Hyseni



 

Situata në mes viteve të 90 -të ishte mjaft e rëndë në vëndin tonë nën thundrën e pushtuesi sërb. Ne këtë situatë të padurushme shumë nga bashkëatdhetarët tanë e gjetën të udhës të largohen nga vendlindja dhe të vendosen dhe të ndërtojnë jeţën e tyre në vende të ndryshme të botës. Zelli dhe aftesia e tyre për tu integruar me sukses në jeten e ketyre vendeve duke ruajtur edhe traditat me te mira të jetës dhe punës të vendit nga ata erdhën bënë që të merrnin inisiariva të guximshme dhe te ndërtonin aktivitete meaftësi te larta profesionale dhe organizative. Me ritme te shpejta dhe te matura njëkohësisht ata deshmuan vitalitetin e aftësive dhe talentit të tyre. Pata kënaqësinë dhe nderin të ndjehem tepër i respektuar këto ditë sëbashku ne shokët e mi dhe të admirojme punën e , afaristit të sukseshëm bashkëatdhetarit tonë Sami Hyseni ose Semi siç e njohin, nga Mitrovica . U ndjeva krenar kur në qendër të qyetit Koblenz  u ndodhëm në  Hotelin e tij të  njohur “Continental” . Mësova që këtë hotel e kishin pasur hebrenjtë që 250 vite më parë  dhe tani nën drejtimin e zotit Sami Hyseni  ka atë aromën dhe ndjesinë Shqiptare që na bëri të ndjeheshim aq ngrohtë. Aq me tëpër ndjehesh krenar kur takon atë djalosh sa simpatik aq edhe te thjeshtë dhe komunikues ,mikpritës si  për gjermanët dhe bashkatdhetarët tanë. Zoti Sami Hyseni ështe mjaft i njohur edhe nga angazhimet në përkrahjen e bashkëatdhetarëve tanë dhe të çështjes shqiptare. Kontaktet dhe bashkepunimet e tij janë të gjëra si ato më me Dr. Augsburg Finanz ministër në Zvicër, Karim Musa biznismen nga Iraku, Ministrin e ndërtimit të Irakut Istabrq Ibrahem Abdulvahab, Dr. Peter Bach Luksemburgut. Na gëzojnë dhe emocionojnë sukseset e bashkëatdhetarëve tanë sepse atao përbejne shpresën dhe udherëfyesin edhe për të rinjtë tanë që hynë në jete me dëshira dhe përpjekje për sa më shumë realizime. Dhe me besim në forcat e tij inisiativat e bashkëatdhetarit tonë të respektuar vazhdojnë.

Kështu me daten 05.01.2017  vazhdon aktivitetin e tij me hotelin e njohur Höhenstaufen Hotel. Gjej rastin ta falenderoj zotin Sami Hyseni edhe në emër të shokëve të mi  z.Hasan Qyqalla krytar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë  në Mërgatë dhe z. Behram Xhinovci me të cilët u gjendëm në ambientet e  hotelit të tij dhe shijuam bukurinë shqiptare në Gjermani të  krijuar nga miku dhe bashkëatdhetari ynë. I urojmë suksese në inisiativat dhe veprat e tij Është previlegj për ne shqiptarët të ardhur në mergim kur shohim që bashkëatdhetarët tanë të ardhur nga të gjitha viset e kombit fuqizohen në veprimtarit e tyre.

Sami Fejza