Mërgimtarët drejt Kosovës – kaq janë pritjet në pikat kufitare

Bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë nisur që të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

LEXO EDHE KETE

Kriza ekonomike, ja çfarë ndodh me çmimin e vajit të lulediellit

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.

Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

 

ngjashme