Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është shprehur kundër votimit të projekt Kodit Civil, me anë të së cilit parashihet të lejohen martesat e së njëjtës gjini.
Lushtaku ka deklaruar se në seancën e së nesërme do të votojë kundër projekt Kodit Civil, duke përmendur edhe votën e kancelares Merkel kundër martesave mes gjinisë së njejtë.
Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas…Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka ftuar edhe kolegët e tij deputetë që të votojnë kundër këtij projekt kodi./Botapress.info/