Këngëtari dhe moderatori I njohur Mentor Mripa këto ditë ka inçezuar këngën e tij të re kushtuar deshmorit Shemsi Ahmeti dhe trimave te Shales, të cilën do ta promovojë nesër në RTK në programin e mëngjesit, shkruan Botapress.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mentori përmes Facebooku-ut
Miq te dashur!
Para disa ditesh inqizuam ,dhe realizuam me shoke nje kenge me nje klip teper te veqant per mua! Kjo kenge i kushtohet deshmorit Shemsi Ahmeti dhe trimave te Shales. Pra neser ne Miremengjesi Kosove prej ores 7 e 30 ne R.T.K. promovojme kengen Jete per jete Muzika dhe orkestrimi Edon Ramadani, teksti Skender Sadiku dhe e kendoj une Mentor Mripa. Klipin e realizuan: kamere Gezim Ferati, skenari, regjija dhe realizimi Majlinda Brahimi dhe Jahir Uka. Veqanerisht falemnderoj nje grup femijesh te shkelqyeshem.