Lideri i opozitës kosovare tha me këtë rast se zhvillimi që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut është mahnitës.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si kryetar i ri i PDK-së do ta promovoj Ferizajn si model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.
Postimi i plotë:
Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit. Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm./Botapress/