Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, shkruan Gazeta Botapress.
Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi në një postim në Facebook, ku ka treguar se i ka shkuar në konak bacës Haxhi për t’i uruar shëndet.
“Me zemër të hapur në konakun e Bacës Haxhi, për t’i uruar shëndet këtij burri të urtë e të nderuar nga e gjithë Kosova. Në derën prej të cilës doli lideri i UÇK-së dhe PDK-së, Presidenti Hashim Thaçi, jo vetëm që gjeta mikpritje, por mora edhe kurajo për t’i jetësuar idealet tona të përbashkëta. Dielli do të lind përsëri dhe Baca Haxhi, si ne të gjithë, e pret atë ditë me diell”, ka shkruar Krasniqi.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress/