Për festën e Kurban Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.Me këtë rast, ai ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë qytetarët.
“Bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Shkrimi i tij:
Gëzuar Kurban Bajramin, me urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja. Paqe, dashuri e begati për të gjithë. Bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë!