Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shpallur fitoren e këtij subjekti politik në Prizren, atje ku është afër përmbylljes së rezultateve në të mirë të Shaqir Totajt.
Krasniqi, me anë të një konference të thirrur për medie, ka përmendur edhe fitoren e PDK-së në komuna të tjera.
“Diku diku ende janë votat duke u numëruar. Bazuar në këto rezultate, në emër të PDK-së dëshiroj të shpallë fitoren në Prizren. Fituam në Prizren, fituam në Vushtrri, fituam në Kaçanik, fituam në Dragash, fituam në nëntë komuna të Kosovës. E ardhmja e qytetarëve tonë do të jetë në duar të sigurta, pas këtyre zgjedhjeve tashmë skena politike në Kosovë”, deklaroi ai.
Krasniqi pati fjalë edhe për qeverisjen e Vetëvendosjes.
“Nuk ka më politikë dominuese, populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, sepse populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën e modelit të udhëheqjes nga një njeri”, ka shtuar tutje ai.