[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Meliza Haradinaj-Stublla porosi Ramush Haradinajt: Po izolohesh!



Sot Meliza Haradinaj-Stublla dha dorëheqje nga pozita e ministres në MPJD dhe të gjitha funksionet në AAK, shkruan Botapress.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo radhiti arsyet që e çuan deri te kjo dorëheqje. Madje ajo tregoi se pse u largua edhe nga AAK, pas një kontributi mbi 15 vjet.

Haradinaj-Stublla tha se është në paqe që largohet nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

“Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, shkroi ajo në Facebook./Botapress/