[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Meliza Haradinaj reagon pasi kandidatja e AAK-së tha se ajo u bë deputete duke manipuluar me vota



 

Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kandidatja e AAK-së, Florentina Gjergjaj ka dërguar ankesë në PZAP dhe ka kërkuar rinumërimin e votave të saj saj, të Meliza Haradinajt dhe kandidates tjetër të AAK-së Albana Bytyqi.

Sipas Gjergjajt, Haradinaj duke qenë Ministre në detyrë ka përdoruar ndikimin e saj tek personat përgjegjës në QNR, për të manipuluar rezultatin zgjedhorë në favor të saj, duke e dëmtuar Gjergjajn.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për shpifjet dhe fyrjet që janë bërë drejt saj, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë.

“Për shpifjet dhe fyerjet kundër meje të cilat po qarkullojnë në disa portale, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë. Disa herë kam garuar në të kaluarën, dhe pavarësisht rezultatit, gjithmonë kam respektuar vullnetin qytetar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Për Florentina Gjergjajn, kandidaten e AAK-së nga Gjakova, është i çuditshëm dhe shumë i dyshimtë edhe fakti se si në rezultatet e 01.03.2021, të nxjerra nga QNR-ja, ajo dhe Meliza Haradinaj figurojnë me numër të barabartë të votave, pas numërimit të votave me kusht.

Sipas dëshmive që Gjergjaj i pa bashkangjitur në PZAP, të gjithë kandidatët tjerë të AAK-së kanë patur ndryshime të vogla në shifra votash, sikurse edhe vetë ajo, për dallim nga Meliza Haradinaj e cila sipas atyre rezultateve është e vetmja që është ngritur dhe është pretenduar se ka fituar 1/3-en e votave me kusht që i kanë takuar AAK-së, gjë që as në këtë rast se ka arritur as lideri i partisë Ramush Haradinaj që ka qenë edhe bartës i listës.