[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediet serbe humoreske, kështu e arsyetojnë refuzimin për vizitë të Nikoliqit në Kosovë



Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq nuk do të shkelë nesër në Republikën e Kosovës, ndonëse kishte planifikuar që të vizitojë Shtërpcën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ky vendim i Qeverisë së Isa Mustafës erdhi pasi zyrtarët e Beogradit ishin vonuar për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë, ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

 Mirëpo, mediat serbe raportojnë ndryshe për refuzimin e hyrje së Nikoliqit në Kosovë, transmeton Indeksonline

Sipas gazetës “Kurir”, presidenti serb anuloi vizitën pasi në kufirin në mes të dy shteteve janë shkaktuar kolona të gjata. “Janë shkaktuar kolona deri në 16 orë duke pritur në pikat kufitare”, thuhet aty. Njëjtë raporton edhe e përditshmja tjetër serbe, “Blic.rs”