Mediat spanjolle: Hajnat nga Kosova, lidhën Aubameyang me gruan dhe i morën mbi 300 mijë euro nga shtëpia

Pierre-Emerick Aubameyang dhe familja e tij përjetuan momentin më dramatik këtë mëngjes pasi hajdutë të maskuar hynë në shtëpinë e tyre. Mediat spanjolle tronditën publikun mëngjesin e sotëm me lajmin se Aubameyang u rra.h në shtëpinë e tij dhe u plaçkit.

Është bërë e ditur se katër grabitës kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e Aubameyang në orët e para të mëngjesit dhe më pas kanë goditur me shkop sulmuesin e Barcelonës dhe gruan e tij. Fillimisht e kanë drejtuar pistoletën dhe i kanë lidhur, duke e pasur më të lehtë kryerjen e qëllimit të tyre që shkoi në vlerën e mbi 300 mijë euro.

Aubameyang ka raportuar menjëherë gjithçka në polici, pasi personat që hynë në shtëpinë e tij kishin ikur të qetë me një mjet të tipit “Audi A3”. Sulmuesi i Barcelonës u shpreh se këta persona po flisnin italisht, por mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një grup shqiptarësh nga Kosova që kanë kryer gjithçka. /Botapress.info/

ngjashme