[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat serbe: Prishtina do ta shantazhojë sërish Beogradin



Prishtina është duke planifikuar të shantazhojë sërish Beogradin për të fituar kohë dhe të përmbush detyrimin e vetëm nga marrëveshjet e Brukselit – formimin e Asociacionit të komunave me shumcië serbe, shkruan Vecernje Novosti.

Sipas kësaj të përditshme serbe, qëllimi i institucioneve të Prishtinës është që krijimi i Asociacionit të kushtëzohet me kthimin në Parlament të përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ky veprim, sipas analistëve të mediumit serb, mund të çojë këtë proces në një qorrsokak, pasi që serbët në Kosovë janë të vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës derisa Prishtina zyrtare të miratojë dekretin për AKS-në.