[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat serbe: Muri hiqet nesër



Mediumi serb “Tanjug” raporton se muri në Veri të Mitrovicës do të hiqet nesër, ndërsa sot vetëm është rrethuar.

“Muri që ndodhet afër urës kryesore në veri të Mitrovicës është rrethuar sonte. Punimet po ndodhin në zonën ku sipas projektit parashihet të jetë zona e këmbësorëve”, shkruan Tanjug, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, punëtorët e kanë rrethuar murin në Veri dhe aksioni është duke u zhvilluar ende.