[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat kroate: Treni provokues tregoi që Serbia është 100 vjet mbrapa



Mediat kroate janë marrë intensivisht me tentim agresionin e Serbisë ndaj Kosovës me trenin “kishtar”.

Sipas tyre, bëhet fjalë për “provokim amator”.

“Mendoni se Kroacia ka ngecur? Këto fotografi janë dëshmi që Serbia është 100 vjet pas nesh”, thuhet në tekstin e portalit më të madh kroat, Index.hr, transmeton lajmi.net.

Kroatët theksojnë se pas 18 vjetësh, Serbia u mundua në formën më primitive të mundshme që të kthehet me tren në Kosovë.

Dizajner i këtij treni ishte Andrej Vasiljeviq.

“Nuk duhet shumë ta shikoni dizajnin e trenit që ta kuptoni se bëhet fjalë për provokim të papërvojë. Treni ishte me plot mbishkrime ‘Serbia është Kosovë’ dhe ‘Kosova është serbe’, kur përbrenda ishte përplot afreske kishtare”, shkuan ‘JutarnjiList’, gazeta e njohur kroate.

“Dhe natyrisht, Kosova nuk qëndroi duarkryq dhe e ndaloi këtë tren. Po ashtu pati kritika të ashpra nga Kosova”, theksojnë mediat kroate.