[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat greke: Ja pse shqiptarët bënë shqiponjën në tokën helene



Mediat greke kanë reaguar në lidhje me ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën gjatë shërbimit në Greqi, ku sipas tyre propaganda e çështjes çame ka bërë që ushtarët të ushqehen me të dhe se më tej kanë bërë edhe shenjën e flamurit kombëtar.

Mediet kryesore greke kanë “shpërthyer” në lajme dhe në komente për simbolin e shqiponjës, duke e konsideruar këtë të fundit si një gjest që nuk duhet bërë aspak.

Ata konsiderojnë se çështja çame është një çështje boshe, e cila bëhet në Shqipëri për qëllime politike, duke theksuar edhe se ajo nuk ekziston. Duket se Greqisë i dhemb në këtë mes përmendja e Çamërisë si një realitet historik. Ndërkaq, për këtë “incident” ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke, e cila e ka ashpërsuar gjuhën e saj, duke thënë se do të penalizojë ushtarët, të cilët bëjnë me duar simbolin kombëtar shqiptar.

Lidhur me këtë problem ka pasur edhe kundër-reagime, sidomos nga forcat politike nacionaliste vendase, të cilat kanë akuzuar autoritetet e shtetit grek, se janë raciste kundrejt shqiptarëve. Çështja është bërë madhore, pasi është diskutuar në nivel diplomatik mes Tiranës zyrtare dhe Athinës.