[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat gjermane: Treni provokues drejt Kosovës nxori fytyrën e vërtetë të Vuçiqit dhe Serbisë



Njeriu i fortë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin Bashkimi Evropian e lavdëron për politikën e tij të qetë, ka treguar se është ndryshe.

Para trenit Franca ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn – në bazë të një urdhër-arresti serb, i cili akuzohet nga Beogradi për krime lufte. Prishtina e percepton si provokim të rëndë.”

Edhe shtypi gjerman ka shkruar mbi situatën e krijuar nga Serbia për trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, por nuk ja arriti qëllimin.

Komentuesit në përgjithësi në kontekstin themelor vlerësojnë se Prishtina dhe Beogradi janë larg zgjidhjes së pakënaqësive mes vete.

Në një artikull të titulluar “Ballkani i brishtë” gazeta “Franlfurter Allegemeine Zeitung” shkruan:

“Fjalët e ashpra që u thanë gjatë fundjavës në mes Kosovës dhe Serbisë, ishin kryesisht lojë teatri. Nuk ekziston asnjë mundësi që të ketë dhunë në mes dy vendeve, por kjo në këtë rast tregon se paqja dhe stabiliteti në Ballkan është e brishtë. Mosmarrëveshja mbi vijën hekurudhore mes Beogradit dhe veriut të Kosovës, i cili është i banuar nga serbët, nuk është një farsë, por një simptomë e rrezikshme e krizës.

Sikur të ishte vetëm një lidhje trafiku e zakonshme, një çështje e tillë do të zgjidhje në mënyrë pragmatike si zgjidhen shumë çështje të tjera gjatë viteve, por Serbia ka bërë një provokim duke shtypur edhe një parullë në tren e cila thoshte “Kosova është Serbi” – ndërsa kosovarët nuk janë të gatshëm të pranojnë në gjë të tillë”, thuhet në artikull, transmeton lajmi.net.

Seddeutsche Zeitung (Munich) në raportin e saj ka këtë titull, “Treni që nuk të dërgon askund”- titulli i një kënge e kënduar nga një këngëtare e njohur gjermane gjatë viteve 1972.

“Pas 18 vitesh, Serbia donte të ri-fillonte të shtunën me trafik hekurudhor në Kosovë- treni propagandues me ngjyrat e flamurit serb. Pas një reagimi të ashpër të fqinjëve, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq urdhëroi të ndalohet treni ende pa arritur në kufi. Ai më pas ka akuzuar Prishtinën për dërgimin e forcave policore në kufij, pasi sipas tij kjo ka provokuar konflikt. Treni me mbishkrimin “Kosova është serbi” nuk arrit në Mitrovicë.

E njëjta gazetë botoi një koment të titulluar  “Zemër gjithnjë pak e me pak”, e cila thoshte se treni ishte provokim dhe çdo skenë e Serbisë ishte absurde. Gjithashtu thuhej se ‘treni nuk ishte vetëm një farsë, por kujtesë se paqja në Evropë, është si rezultat i kompromiseve të dhimbshme. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është i bazuar në premtimin se vendet duan të jenë pjesë e BE-së”, shkruan Sueddeutsche Zeitung, transmeton lajmi.net.

“Provokim i qëllimshëm” thoshte një koment tjetër i të përditshmes “Tageszeitung” (Berlin). Këtu ndër tjera, shkruan se ishte një provokim i llogaritur, por thuhet poashtu se Qeveria e Kosovës nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

“Njeriu i fortë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin Bashkimi Evropian e lavdëron për politikën e tij të qetë, ka treguar se është ndryshe. Para trenit Franca ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn – në bazë të një urdhër-arresti serb, i cili akuzohet nga Beogradi për krime lufte. Prishtina e percepton si provokim të rëndë.”

“I vetmi shpjegim logjik i provokimeve serbe me tren është se Vuçiq dëshiron ta vë presion mbi BE-në për të bërë që Serbia të jetë në të. Por ajo është duke luajtur me zjarr me pakicat serbe në Kosovë dhe shqiptarët në jug të Serbisë, të cilët mund të dalin shumë shpejt jashtë kontrollit. Brukseli reagoi menjëherë duke i përfshirë të dyja palët të qetësojnë gjendjen e krijuar. Përndryshe ato do të futen në krizë të thellë dhe më pas do e pyesin vetën se si kanë ardhur deri aty”, shkruan Tageszeitung.