Dëshmitari Rrustem Tetaj që po dëshmon në Hagë, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit.
Ai ka folur për një takim mes Thaçit e Tahir Zemajt, ku kishte pasur tensione.
Sipas tij, Thaçit në një moment tha: “me ty shpejt do ta kryejë”.
“Ai ka qenë në zyre të tjera. Më ka treguar se kanë pasur probleme me fotografinë e Ibrahim Rugovës. Aty është ajo dallimi shumë i madh që na ka shkaktuar shumë dëme gjatë luftës. Disponimi ishte që të jetë Tahir Zemaj me tri brigadat e veta komandant. Ardhja e Hashim Thaçit, këta e kanë caktuar një takim të rregullt në fshatin Zhabel pasi është emëruar Tahir Zemaj komandant. Edhe për këtë takim jam informuar nga Tahir Zemaj. Kemi shkuar, kemi pritur gjatë takimit derisa është ardhë Hashimi me disa vetë, Zyrapi, të tjerët nuk e di. Tahir Zemaj si komandant ish në pozitën e komandantit, u zëvendësu i shtabit rajonal, e Ramush Haradinaj e murr detyrën e komandantit. Aty nuk janë pajtuar as Tahiri as Hashim Thaçi. Më vonë kemi qenë në pritje, po qëllimi pse nuk janë pajtuar, se Tahiri e lypke se kush është komandant. Qaty kanë lindur problemet. U kanë një shator më tutje, janë hy atje, ka qenë telefoni satelitor dhe kanë bërë kontakte me shtab të përgjithshëm. Ka qenë një tension”, tha ai, raporton Nacionale.
“Çka folshin këta, por jo çka folshin në telefon atje. Aty e kemi ni Hashim Thaçin tu thanë që “shumë shpejt me ty do ta kryjë”. Me kënd e qysh, nuk e di”, tha dëshmitari.