Asociacioni i Komunave ka njoftuar për takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Në njoftim thuhet se në takim është marrë vendim të hiqet ora policore dhe të lejohen ahengjet në fillim të sezonës së verës.
“Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksionimit dhe masave të reja.
Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plote:
PAS KËRKESËS SË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE, HIQET ORA POLICORE DHE LEHTËSOHEN MASAT TJERA
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksionimit dhe masave të reja.
Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal.
Në këtë takimi Ministri Vitia falënderoj kryetarët e komunave për bashkëpunimin e deritashëm duke potencuar se puna e tyre është shumë me përgjegjësi meqë dera e parë e qytetarit është komuna dhe shpesh komunave ju bie barra që të marrin përsipër edhe shumë vendime që merren në nivelin qendror.Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit.Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.